Cmendem Songtext
Songtext powered by LyricFind
CMENDEM...
Edhe sonte jetoj me plagën e vjetër,
ndoshta dhimbja do pushojë,
do pushojë në botën tjetër...
Dikur do ta dua dikë,
por asnjeherë si dikë dikur,
atë që Zoti s'më dha
nga njerzit se kërkoj kurrë..
Ref:
Do të pres si heren e parë,
unë jam lot që nga sytë e tu jam dalë,
nëse vdes heshtja do të flasë,
unë shkoj dhe shikimet treten
dhe në terr ti mbetesh...
E kërkoj një shpirt që nga ndarja e kanë vra,
dhe mundohem ti tregoj se cmendem,
në ktë botë të verbër,
cmendem që s´jam dikush tjetër...
Kërkoj një që ndarja e ka vra,
dhe mundohem ti tregoj se cmendem,
në këtë botë të verber, cmendem
që s´jam dikush tjetër...
Songtext powered by LyricFind